Foto ilustruese

Sherr në Mirditë, plagoset një person me sende të forta! Dërgohet me urgjencë drejt Traumës

12 Maj 2023, 14:27| Përditesimi: 12 Maj 2023, 16:51

  • Share

Një ngjarje ka ndodhur në Mirditë, ku 4 vëllezër kanë goditur me sende të forta një 54-vjeçar.

Policia njofton se rreth orës 13:45, në spitalin rajonal të Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dëmtuar fizikisht, shtetasi B. N., 54 vjeç, banues në fshatin Thirrë, Mirditë, i cili më pas është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për asistencë mjekësore më të specializuar.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 54-vjeçari është dhunuar fizikisht nga shtetasit N. M., M. M., E. M. dhe L. M. (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera deri më tani, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar ditën e sotme për shkak të një konflikti për motive të dobëta që ka ndodhur ndërmjet tyre para disa kohësh.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?