Foto ilustruese

Sherr në Malësi të Madhe! Arrestohet 52-vjeçari, goditi me lopatë 56-vjeçarin

10 Maj 2023, 10:44| Përditesimi: 10 Maj 2023, 10:46

  • Share

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur në fshatin Reç, Malësi e Madhe që ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta.

Një 52-vjeçar i identifikuar si P.Z., është arrestuar pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur "Badra e Mehajve", pas një konflikti të çastit, ka goditur me send të fortë (lopatë) në kokë, dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, 56-vjeçarit A. K., banues në Koplik.

56-vjeçari merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?