Sherr në Korçë, konflikt fizik mes dy personave në qytet

25 Dhjetor 2022, 20:41| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 20:51

  • Share

KORÇË- Një konflikt fizik mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytet. Dy të pastrehë janë grindur me njëri-tjetrin duke shkaktuar dëme fizike, si pasojë e goditjeve me grushte.

Për këtë ngjarje është kërkuar ndihma e ambulancës për transportimin e tyre në spital. Gjendja e tyre nuk paraqet rrezik. Konflikti ka ndodhur pranë Katedrales së qytetit dhe skena ka alarmuar vizitorët të cilët ishin prezent në momentin e grindjes.  Nuk dihet ende shkaku që ka çuar në konfrontimin fizik të dy personave.

Në Korçë ka disa të pastrehë të cilët gjenden në pikat më të frekuentuara, kjo i jep atyre mundësi për të siguruar jetesën nëpërmjet lëmoshit. Duket se ata kalojnë natën në qiell të hapur edhe në ditë festash. Ngjarje të tilla, mes personave të pastrehë kanë qenë të rralla.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?