Foto ilustruese

Sherr mes dy të dehurve në Korçë/ 49-vjeçari dhunon me sende të forta në kokë 55-vjeçarin! I plagosuri te Trauma

28 Prill, 22:25| Përditesimi: 29 Prill, 07:21

  • Share

KORÇË-  Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.6 në Korçë mes dy personave. Pas një konflikti për motive të dobëta, 49-vjeçari Altin Sali ka goditur me sende të forta në kokë një 55-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe mësohet se të dy kanë qenë në në gjendje të dehur.

“Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi Altin Sali, 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Sipas informacioneve nga policia për shkak të gjëedjes së rënduar nga plagët që ka marrë në kokë, i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës. Policia ende nuk e ka përcaktuar me me çfarë është goditur i plagosuri pasi në vendin e ngjarjes nuk kanë gjetur asnjë mjet të dyshimtë.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?