Foto nga sherri

Sherr në Kavajë, dhunohet një 49-vjeçar me sende të forta, shkak borxhi prej 25 mijë eurosh! Të rinjtë i dëmtojnë edhe makinën, në kërkim autorët

23 Gusht 2023, 21:29| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 09:38

  • Share

KAVAJË-  Një shifër e majme prej 25 mijë eurosh mendohet të ketë qenë shkaku i një sherri në Kavajë ku ka mbetur i plagosur 49-vjeçari Zenel Lushkja. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Daniel Habibi i kishte borxh 49-vjeçarit çka ka shkaktuar fillimisht një zënkë mes tyre me fjalë e më pas me grushte ndërsa kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë për t’i ndarë. Daniel Habibi në bashkëpunim me një tjetër kanë dëmtuar edhe mjetin e 49-vjeçarit.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur Zenel Lushkja i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e  dy autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?