Foto ilustruese

Sherr në Greqi mes dy fqinjëve shqiptarë për një magazinë, plagoset me thikë 43-vjeçari

11 Nëntor 2022, 20:18| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 20:25

  • Share

GREQI- Një konflikt mes dy fqinjëve shqiptarë në Greqi për një magazinë ka përfunduar në plagosjen me thikë të një 43-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kala Nera rreth orës 20:00. Gjatë konfliktit mes tyre, 43-vjeçari, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur është goditur me thikë në bark nga fqinji i tij.

Sherri mes dy shqiptarëve ka nisur ditën e djeshme, jashtë lagjes ku jetonin dhe sipas informacioneve, shkak i mosmarrëveshjes mendohet të jetë bërë një magazinë, të cilën i plagosuri dhe autori e kanë bashkërisht.

Bashkëshortja e viktimës, në gjendje paniku e ka dërguar vetë të plagosurin në spitalin e Volos, me makinën e saj.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?