Thyerje xhamash dhe sherr në Elbasan mes disa të rinjve, plagosen dy persona (VIDEO)

4 Tetor 2020, 21:56| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 22:13

  • Share

ELBASAN- Dy të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Haxhias", në ambientet e brendshme  të një lokali ku janë goditur me mjete të forta 24 vjeçari me iniciale E.B., dhe E.B., 21 vjeç,  banues në Elbasan.

Dy të rinjtë janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore. Ndërkohë makina e njërit prej djemve u janë thyer xhamat.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak 

Në lagjen "Haxhias", Elbasan, në ambientet e brendshme  të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç,  banues në Elbasan,  të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna për kapjen e tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?