'Duan të na groposin, do ju djegim të gjallë'! Përplasje në Delvinë, banorët kundër gurores, pamjet kur përfaqësuesi i firmës i gjakosur godet kamerën e Report Tv

19 Gusht 2020, 12:32| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 15:19

  • Share

TIRANE-Tension dhe përplasje në fshatin Bajkaj në Delvinë. Shkak është bërë leja për një gurore në këtë fshat. Report Tv sjell pamjet e ngjarjes në Delvinë, që përfundoi me të lënduar. Banorët e fshatit janë kundër hapjes së gurores në këtë zonë.

Të irrituar se askush nuk i ka pyetur dhe nuk i kishte lajmëruar për dëgjesën që ishte planifikuar për ditën e sotme, banorët kanë shkuar dhe janë konfliktuar me përfaqësuesit e firmës. "Hapja e kësaj guroreje nuk i shërben komunitetit, përkundrazi prish bimësinë dhe ndot mjedisin" shprehen ata.

Ata kanë akuzuar përfaqësuesit e firmës dhe pushtetin vendor se tenton që të bëjë dëgjesa nëpër ferra fshehurazi me qëllim lejimin e gurores.

Pas debatit verbal, situata agravoi dhe banorët u përplasën me përfaqësuesit e firmës 'Dinamika', njëri prej tyre i gjakosur ka reaguar dhunshëm duke goditur kamerën e Report Tv.

"Përfaqësuesit e firmës reaguan vrullshëm ndaj prezencës së medias" tha gazetari i Report Tv, Limos Didani.

VIDEO/Sherri në Delvinë dhe momenti kur përfaqësuesi i firmës godet kamerën e Report TV

Për të qetësuar situatën ndërhynë përfaqësues të tjerë të firmës dhe banorët. "Lëre gazetarin, është në të drejtën e Zotit në punën e vet" u shprehën ata.

Ndërkohë që banorët kanë kërcënuar përfaqësuesit e firmës që të mos tentojnë projektin e nisur, pasi nuk do i lejojnë që ta realizojnë. "U q*ifsha robt, ikni se u dogjëm të gjallë. Maskarenj do u bëjmë copë copë.

Do ta vras. Drejtorët që do bëjnë dëgjesë publike po fshihen nëpër ferra. Do të bëjë dëgjesë publike nëpër ferra, ka ardhur vetëm me pronarin. Turp!" dëgjohen banorët.  

Një banor u shpreh për Report Tv se zona që po tentohet të shfrytëzohet për gurore është zonë ushtarake. "Jemi mbledhur sepse morëm vesh se do të bëhej një dëgjesë publike dhe u mblodh i gjithë fshati dhe po presin të vinte bashkia me këta që do të bënin dëgjesën dhe marr vesh se këta kanë ardhur në këtu në mes të ferrave për të bërë dëgjesën, por ku është publiku?

Një zotëri që ishte përfaqësues, i shtetit më tha drejtor te ministria e mjedisit për qarqet e jugut, por ku është publiku. Ne na kanë shkatërruar. Erdhën të na groposin, nuk i lejojmë. Erdhën dhe po e paraqesin vendin sikur do të zhvillohet biznesi i tyre, është zonë ushtarake, e ministrisë së Mbrojtjes, kam hartën. Kjo është 100 metra nga fshati" tha ai.

Por një përfaqësues i firmës e mohoi duke sjellë tension. "Nuk po e bëjmë fshehurazi. Dy vite më parë bëmë kërkesën për leje. Gjithë kjo zonë është për gurore" tha ai, por banorët e cilësuan si mashtrim.  

"Nuk kemi ardhur as për sherr as për shamatë, këtu i kemi fushat me mandarinë. Këtu nuk sjellim dot një të vdekur, se do të bëhet pluhur. Ka rregulla. Kemi mbi 50 vjet këtu, ju lutem na ndihmoni sepse këta bëjnë lojëra të pista. Nëse bëhet gurorja duhet të arratisemi të ikim.

Unë kam një bujtinë këtu, kam 7 turistë polakë, por nëse bëhet kjo, ata nuk ka shans të vijnë për herë të dytë. Ne kemi fëmijët për t'i rritur dhe jo për t'i zhdukur" thanë më tej banorët të irrituar.

"Jam shumë i irrituar, kam tre fëmijë, do të vdes për ata fëmijë. Jo Papajanët të jenë, apo bir kur*e të jenë këtu, kam tre fëmijë dhe të vijë Papajani ti vdesë me landfillin me ca mu*ër nuk jam dakord" tha një tjetër. 

Tre persona, kryeplaku i fshatit dhe dy të tjerë, mes tyre përfaqësuesi i firmës që goditi kamerën e Report Tv u shoqëruan nga policia e Delvinës.  Banorët kanë firmosur edhe një peticion drejtuar kryeministrit, ministrive të Infrastrukturës e Mjedisit dhe bashkisë Delvinë duke i kërkuar që të anulojë lejen për guroren që është planifikuar. "E marrim këtë nismë duke firmosur të gjithë banorët, jemi kundër kësaj guroreje" tha njëri nga banorët e zonës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veri: 19/08/2020 14:43

    Mos lejoni guroret ,,aty ku komuniteti vendas thote jo qeveria te terhiqet....

    Përgjigju
  • Vlora: 19/08/2020 14:24

    Mos e prek me dor gazetarin se te vij aty edhe te ngul ne tok more zagar more qen ...gazetaret jan zemra jon ..ai perballet vetem me te verteten ..maskarenjt ndyresira nuk eshte burrni te godasesh gazetarin dhe me kamerat ..

    Përgjigju
    • Alfred Lela: 19/08/2020 17:22

      Fiks fare

  • kaltra: 19/08/2020 14:06

    JU LUMTE BANOREVE TE ZONES!!!VAZHDONI NE TE DREJTEN TUAJ MOS I LEJONI VAMPIRET E LIDHUR ME BASHKINE ME QEVERINE T'JU ZAPTOJNE NATYREN PASURINE ME TE MADHE QE KEMI.DEGJESAT PUBLIKE JANE GENJESHTRAT E HAJDUTEVE DHE MASKARENJVE.KESHTU BEHET NE GJITHE SHQIPERINE.NUK PO LENE AS EDHE NJE VIJE UJI PA SHFRYTEZUAR PO SHKATERROJNE CDO GJE.NUK KA BASHKI DHE QEVERI JANE TE GJITHE HAJDUTE !!!!

    Përgjigju
  • Zalo: 19/08/2020 13:27

    Si ka mundesi qe report tv e paska publikuar si lajm? E rralle per zotin.

    Përgjigju
  • Alb: 19/08/2020 13:21

    Ca turizmi ka ne delvin keta jan si puna atyre mirditoreve te hec ngrihen gjoja per pastertin e natyren e marrin kestin cso 6 muaj nga firma po keta mir ngrihen po sdin ta arsyetojn as protesten nese firma ka marr leje shfrytzimi dhe eshte larg fshatit ato pemet e limonave futini ne ...

    Përgjigju
    • Alb: 19/08/2020 17:34

      Me gjith respektin dhe per ju une smbaj anen e asnje pale por edhe te dhunosh pronarin ta besh gjak sme duken protestues normal njs nese firma ka mosplotsim dokumentacioni te paditet po jo bejn si jevg na ben me kancer gurorja po ath dhe rruga qe po behey te ben me kancer.

    • Për Alb: 19/08/2020 14:31

      Me ligj, konsultimi publik eshte pike kyçe qe zhvlereson cdo leje/kontrate, po nuk u zhvillua tamam. Fakti qe kerkojne kest 6-mujor nuk me duket ndonje padrejtesi, perderisa duhet te jetojne me zhurmat, tronditjet e tokes, trembjen e bagetive ne kullote prej zhurmave, etj. etj. Sipermarresi qe ka shmangur konsultimin e duhur, duhet ta kete pasur nje hall. Se ne fund fare kur le gropen ne mal gurorja (pa e rehabilituar me gjerlberim), hajde kape kete zoterine, me gjithe respektin.

    • besina: 19/08/2020 14:13

      E more sufllaqen edhe per sot, te lumte. Keshtu te duan politikanet, te jesh me ata edhe kur po vidhet pasuria jote. Te lumte mor 'alb', rendesi ka te pasurohet politikani se per te tjeret mendon Zoti.

  • LORA: 19/08/2020 13:15

    Jam me rezistencen e banoreve te fshatit Bajkaj,nuk duhet te lejojne kurrsesi prishjen e struktures se tokes se fshatit te tyre nga mamuthet qe perdorin dinamit,per shuarjen e etjes se tyre per para kriminale.

    Përgjigju
  • Arber: 19/08/2020 13:14

    Bravo . Keshtu e duan te gjithe te korruptuarit , hajdutet dhe maskarenjte . Mbroni pronat tuaja , mbroni pasurite dhe natyren ku jetoni se vetem keshtu mbroni jeten , te ardhmen tuaj dhe femijeve tuaj , vetem keshtu mbroni te ardhmen dhe i beni sherbimin me te mire vendit tuaj . Keshtu duhet te reagojne te gjithe qe e keqja mos zere vend mes nesh .

    Përgjigju
  • Piku: 19/08/2020 13:08

    Fshihu o pushtet vendor qe jep leje naten dhe le banoret te zihen diten. Eshte bere praktike: shteti le qytetarin te perballet/konfliktohet/vritet vete me padrejtesite qe shteti i lejon (stimulon) vete. Kjo fillon nga parkimet qe zene cunat me 1mije lekesha apo dyqanet me arka, deri lart fare. Ketu behesh per Azil (jashte shteti) perdite.

    Përgjigju
  • Ariu: 19/08/2020 12:55

    Hallall fshatareve! keshtu e duan te gjithe keto firmat mashtruese qe me ane te korrupsionit arrijne te marrin leje shfrytezimi vend e pa vend duke demtuar pasurine e perbashekt! Keshtu duhet te sillen te gjithe banoret, te mbrojne pasurine e tyre sepse shteti qe duhet ti mbroje i teresat i ka shitur per nje cope buke. Bjeruni maskarenjeve!

    Përgjigju
  • uig: 19/08/2020 12:49

    mbroni territorin tuaj. mos lini kurvat e tiranes tu vjedhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?