Foto ilustruese

Sherr në Ballsh, 24-vjeçari goditet me gërshërë, arrestohet autori

17 Korrik 2023, 22:10| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 22:17

  • Share

Një 24 vjeçar nga Ballshi u godit me gërshërë pas një konflikti të çastit. Ngjarja u shënua rreth orës 21:00 në lagjen “5 shkurti” në Ballsh ndërsa policia informon se kanë shoqëruar autorin e dyshuar.

I riu I identifikuar me inicialet Xh. Y., 24 vjeç, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar si autor të dyshuar me iniciale A. H., 30 vjeç, banues në Ballsh

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?