Sherr mes të rinjve në Vlorë, të shtëna me armë në ajër! Policia kontrolle në zonë, një i shoqëruar

13 Gusht 2020, 15:29| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 16:02

  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në zonën e Skelës.

Një sherr i ndodhur mes disa të rinjve ka agravuar në përdorimin e armëve, ku raportohet se ka pasur të shtëna në ajër.

Pas të shtënave me armë, policia ka nisur kontrollet dhe krehjen e zonës për të gjetur gëzhojat ku mendohet se është shtënë me armë zjarri.

Deri tani policia ka shoqëruar një person që mësohet se ka dijeni për ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Lajmi në përditësim...

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pronari: 13/08/2020 18:21

    Po gruja jote

    Përgjigju
  • vjeshta: 13/08/2020 16:54

    Filloi plazhi,u ngrohën labucët. Po shkoni e ruani dhitë a derëzinj.Atë dini të bëni ju!

    Përgjigju
  • Pandi: 13/08/2020 15:40

    Prap keta ushtaret e Goshes se Laos. Pike e zeze

    Përgjigju
    • Pronari: 13/08/2020 18:21

      Po gruaja jote

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?