Foto ilustruese

Sherr mes të rinjve në Lezhë pranë shkollës, 24-vjeçarja qëllon disa herë me thikë të riun, dërgohet te 'Trauma'

25 Shkurt 2020, 09:46| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 10:03

  • Share

LEZHE-Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme, ku një vajzë 24-vjeçe me inicialet F.M. ka plagosur me thikë Anton Shytin nga fshati Barbullojë, ndërsa motivet mbeten të paqarta.

Burime paraprake bëjnë me dije se i riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. 

Ngjarja u regjistrua në lagjen "Besëlidhja" në afërsi të shkollave. Policia ka arrestuar vajzën dhe po heton në gjendje të lirë Shytin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?