Foto ilustruese

Sherr mes të rinjve në Kamëz, plagoset një 19 vjeçar, arrestohet autori

30 Shtator 2020, 09:54| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 10:27

  • Share

KAMËZ - Një konflikt mes disa te rinjsh në Kamëz ka përfunduar me plagosjen e një 19 vjeçari ditën e djeshme (29 shtator).

Ky i fundit ka mbetur i plagosur me thikë dhe gjithë konflikti ka filluar për motive banale.

Për ngjarjen në polici është arrestuar një 16-vjeçar si autor i plagosjes së 19-vjeçarit si dhe është proceduar penalisht një person tjetër.

"Shërbimet e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, shtetasin e mitur me iniciale Sh. D., 16 vjeç, banues në Laknas, sepse në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore. Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i E. D.), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin Sh. D." njofton policia.

Aktualisht 19-vjeçari me iniciale E. D. ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?