Kronikë

Sherr mes disa personave në Durrës, plagoset me thikë në kraharorë 27-vjeçari! Katër të shoqëruar

29 Mars 2021, 17:01| Përditesimi: 29 Mars 2021, 18:12

  • Share

Një 27-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në Durrës, pas u përfshi në një konflikt me disa persona të tjerë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 13, pranë xhamisë me katër minare, rreth orës 15:50, ndërsa në konflikt u përfshinë pesë persona.

I plagosuri është identifikuar si Endi Nekaj, i cili është goditur në kraharorë, por fatmirësisht nuk i ka prekur zemrën.

Ai është shtruar në reanimacion, ndërsa katër personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në polici.

Nuk dihet ende motivi i konfliktit mes të rinjve, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.  

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?