Foto ilustruese

Sherr mes tre të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 23-vjeçari, dy të arrestuar (EMRAT)

26 Janar 2022, 18:28| Përditesimi: 26 Janar 2022, 19:09

  • Share

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Mësohet se Enea Hoxha, 20 vjeç, në bashkëpunim me Aldor Kolmarkajn kanë plagosur me thikë 23-vjeçarin Denis Spahiu.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri raportohet se ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Report Tv mëson se 20-vjeçari Enea Hoxha dhe Aldo Kolmarkajn janë arrestuar nga policia. Kujtojmë se më herët, një plagosje me thikë ka ndodhur edhe në Korçë pas sherrit mes dy të rinjve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?