Foto ilustruese

Kronikë

Sherr mes katër adoleshentëve në Kinostudio, lëndohen dy prej tyre, në kërkim autori i mitur

31 Mars 2021, 18:10| Përditesimi: 31 Mars 2021, 18:16

  • Share

Dy të mitur, të moshës 13-vjeç, kanë mbetur të lënduar ditën e sotme në zonën e Kinostudios në Tiranë, si pasojë e një sherri. Në konflikt u përfshinë katër të mitur, të moshës 13 vjeç, ndërsa ngjarja ndodhi për shkaqe banale.

Dy personat e lënduar u qëlluan me mjete rrethanore të mprehta , ndërsa janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes, po i mitur, është shpallur në kërkim. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?