Politikë

Numërimi i votave/ Sherr në Rrogozhinë, dhunohet jashtë KZAZ-së kreu i bashkisë! Përplasje për 1 votë mes vëzhguesëve të PS e LSI në Vlorë

26 Prill 2021, 17:37| Përditesimi: 26 Prill 2021, 19:23

  • Share

Në Rrogozhinë është regjistruar një incident gjatë numërimit të votave. Kreu i Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja është regjistruar jashtë KZAZ 43.

Kanë qenë disa persona të cilët e kanë dhunuar. Policia ka mbërritur në zonën ku ka ndodhur incidenti dhe vijon hetimet. Procesi i numërimit nuk  është ndërprerë nga ky incident.

Edhe në Vlorë ka pasur tensione mes numëruesve dhe vëzhguesëve. E gjitha bëhet fjalë për një votë e cila sipas LSI ëshë e pavlefshme por po i kalon PS si e vlefshme. 

 

Ora 19:19
Tensione në qendrën e numërimit në Vlorë, përplasje për 1 votë mes vëzhguesve të PS e LSI

 

Edhe në Vlorë procesi i numërimit të votave është shoqëruar me tensione. Në pamjet e Report Tv nga qendra e numërimit shihen përplasjet mes numëruesve dhe vëzhguesëve. E gjitha bëhet fjalë për një votë e cila sipas LSI ëshë e pavlefshme por po i kalon PS si e vlefshme. Vëzhguesit e PS dhe të LSI janë konfrontuar me njëri-tjetrin, ku shkak ka qenë verifikimi i kësaj vote.

Ora 18:46
Dhunohet kreu i bashkisë Rrogozhinë jashtë KZAZ-së

Kreu i Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja jashtë KZAZ 43 në Rrogozhinë.

Komento

Komente

  • Juna baxhella@entela: 27/04/2021 22:02

    Leshelija e Vlores s,mori deputet sepse sekti intrigantva Ziaj Brataj i sulmuan te gjithe se e donin pushtetin te gjithe per vete.Na hale te gomarve vafshit

    Përgjigju
  • i Pandehuri Berisha: 26/04/2021 19:03

    Bravo!!!! E korrigjuat.....

    Përgjigju
  • i pandehuri Berisha: 26/04/2021 19:00

    Lajmi ketu eshte se qenkan bere bashe PS e PD per te dhunuar kryetarin e Bashkise!!!!!???? :-)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?