Foto nga vendi i ngjarjes

Sherr mes shqiptarëve në Itali, kopshtari i armatosur troket në derën e shtëpisë së bashkatdhetarit dhe qëllon 3 herë drejt tij

27 Qershor 2022, 10:37| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 10:41

  • Share

Tre shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali janë përfshirë në një konflikt në Bibione, ku mbeti i plagosur rëndë njëri prej tyre.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në Via della Vega. Njëri prej shqiptarëve, 55 vjeç ishte i armatosur dhe trokiti në derën e tjetrit që jetonte në një apartament në Via della Vega. Ai dyshohet se qëlloi tre herë drejt bashkatdhetarit të tij, i cili ishte i shoqëruar nga një tjetëre shqiptar.

Ata të tre punonin si kopshtarë në një agjenci në një lagje të Bibiones, nuk shkonin më mirë për shkak të problemeve me paratë. Policia italiane ka nisur hetimet dhe gjithçka po shqyrtohet nga hetuesit nga kompania Portogruaro.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?