Sherr me burrin, nipi me probleme mendore qëllon me thikë edhe tezen në Korçë, fqinjët: I kishte duart me gjak, u tronditëm! (VIDEO)

4 Maj 2020, 11:39| Përditesimi: 4 Maj 2020, 13:57

  • Share

Një sherr mes nipit, tezes dhe burri të saj në Korçë, ka lënë të plagosur këtë të fundit. Autori Ilia Jani 20 vjeç, i cili sipas burimeve është më probleme mendore, ka goditur me mjete të forta Arben Lekën, që edhe ka mbetur i plagosur.

Gjithsesi si pasojë e përfshirjes në këtë konflikt, të tre personat janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, me Ilian që ka shkuar në shtëpinë e tezes së tij, Ditera Leka 60 vjeç dhe është konfliktuar me të dy, ku më i plagosur rëndë ka mbetur Arbeni, bashkëshorti 68-vjeçar i Diteras.

“Nuk e di përse ndodhi, por dëgjuam zhurmën. Ishte nipi i tyre, ne e njohim familjen e tyre. Nuk e di nëse vuan nga problemet mendore, ndoshta është bërë tani s’e i ka vdekur e ëma. Gruaja dhe bashkëshorti kane qenë pa asnjë problem. Ai që i kishte plagosur ishte gjak nga duart, i kishte plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi në shtëpi, ndërsa djali i tyre nuk ishte në shtëpi. Vajzën e kanë jashtë shtetit.

Më parë kanë shkuar mirë, se si ndodhi kjo kështu se di, u tronditëm,”-shprehet një fqinja e bashkëshortëve të plagosur.

Burime bëjnë me dije se Ilia, i cili jetonte me babnë dhe xhaxhanë, ishte një tip i mbyllur. Ata kishin probleme të mëdha ekonomike, ndërsa e ëma e 20-vjeçarit kishte vdekur. Të dy familjet e përfshira në ngjarje ishin me probleme ekonomike.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?