Foto ilustruese

Sherr mes kushërinjve për pronën në Vaun e Dejës, arrestohet 53-vjeçari, në kërkim i biri

10 Tetor 2023, 11:27| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 11:34

  • Share

VAU I DEJËS- Një 53-vjeçar është vënë në pranga ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim pasi u përfshinë në një sherr me kushërinjtë e tyre për një pronë. Bëhet fjalë për Kujtim Gegajn, 54-vjeç dhe Altin Gegaj të cilët kanosën me armë 2 kushërinjtë e tyre banues në fshatin Bushat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?