Foto ilustruese

Pa kategori

Sherr mes dy shoferëve në Kamëz, njëri largohet nga vendngjarja

18 Nëntor 2021, 18:37| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 18:40

  • Share

Një sherr mes dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Kamëz. Sipas raportimeve nga policia, mësohet se në sherr janë përfshirë dy shoferë, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

Sakaq, raportohet se 23-vjeçari me inicialet I.I., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar, i cili është në kërkim nga policia.

Njoftimi
Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:10, te bulevardi "Nënë Tereza" në Kamzë, janë konfliktuar drejtuesit e dy mjeteve, shtetasi I. I., 23 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tjetër ende i paidentifikuar.

Nga shërbimet e Policisë po punohet për identifikimin e drejtuesit tjetër që është larguar nga vendngjarja.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?