Foto ilustruese

EMRI/ Sherr me thika te 'Komuna e Parisit' në Tiranë, plagoset 32-vjeçari! Në kërkim autori

12 Shkurt, 12:45| Përditesimi: 12 Shkurt, 16:14

  • Share

TIRANË- Mirel Ishka, 32 vjeç është plagosur me thikë mesditën e sotme në Tiranë në loka ‘DeCapo’ në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. 32-vjeçari i dëmtuar është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia po vijon kërkimet për arrestimin e autorit, F.B, 30 vjeç, ndërsa shkaqet e konfliktit mes tyre janë ende të paqarta.

'Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën "Prokop Mima", shtetasi  F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?