Foto ilusturese

Sherr mes dy të rinjve pranë një picerie në Durrës, 17-vjeçari plagoset me thikë në krah! Arrestohet pas disa minutash ndjekje autori

7 Tetor 2023, 17:59| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 19:13

  • Share

Një konflikt midis dy të rinjve në lagjen nr. 13 në Durrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka nisur pas një debati në ambientet e jashtme të një picerie, që më pas ka agravuar në përplasje fizike.

Njëri prej të rinjve, 30 vjeç, ka rrëmbyer një thikë dhe ka qëlluar një 17-vjeçar në krah. Pas konfliktit autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar pas disa minutash ndjekje nga policia. Nga burimet bëhet me dije se i plagosuri është jashtë rreziku për jetën.

Njoftimi i policisë

Dëmtoi me mjet prerës, një 17-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe shoqërohet në ambientet e Policisë 30-vjeçari. Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit B. M., 30 vjeç dhe një 17-vjeçari, në ambientet e jashtme të një picerie, shtetasi B. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), 17-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë mbërritur në vendngjarje, kanë kapur shtetasin B. M. dhe e kanë shoqëruar atë, në ambientet e Stacionit të Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?