Sherr mes dy personave në Shkodër, plagoset 30 vjeçari

18 Shkurt 2021, 12:42| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 13:48

  • Share

Pas një konflikti të çastit mes dy personash në Shkodër, një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Policia njofton se në lagjen në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjete të forta në kokë shtetasi K. B. 31 vjeç, i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rreziku për jetën.

Sakaq bëhet me dije se është identifikuar autori dhe se po punohet për kapjen e tij nga policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?