Sherr mes dy personave në Fier, plagoset me armë 35-vjeçari

11 Mars 2020, 19:04| Përditesimi: 11 Mars 2020, 19:19

  • Share

Një person është plagosur me armë zjarri, pas një konflikti të çastit në qytetin e Fierit. Dy persona janë konfliktuar mes tyre për motive ende të panjohura, ku njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në këmbë 35-vjeçarin M.RR.

Ngjarja ka ndodhur në orën 17:30, në lagjen "11 Janari", ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?