Sherr mes dy nxënësve në një gjimnaz në Korçë, drejtori: Do të marrim masa

29 Mars 2022, 14:13| Përditesimi: 29 Mars 2022, 14:26

  • Share

Drejtori i shkollës, Dejvi Pllaha ku ndodhi konflikti mes disa nxënësve mesditën e kësaj të marte tha se do të merren masat lidhur me ngjarjen.

Ai sqaroi se pavarësisht se ditën e djeshme janë i është tërhequr vëmendja dy nxënësve që fillimisht u konfliktuan verbalisht, sot situata mes tyre agravoi.

“Gjatë ditë së djeshme ka pasur një konflikt verbal mes dy nxënësve. Konflikti ka ndodhur në shkollë. Ne kemi marrë të gjitha masat përkatëse përmes mësuesve kujdestar dhe komisionit të etikës, duke njoftuar prindërit. Janë paraqitur ditën e sotme, kanë komunikuar dhe kanë rënë dakord se ky ishe një veprim prej adoleshentësh dhe nuk kishte pse të agravonte. E gjitha u zgjidh Në pushim të madh me të dalë jashtë njëra palë ka sulmuar tjetrin, në oborrin. Konflikti ka degjeneruar, por fatmirësisht jo me mjete prerëse. Njeri prej nxënësve ka një frakturë te hunda, tjetri një të carë të buza. Ne do të marrim të gjitha masat. Unë kam 8 vjet që drejtoi këtë shkollë, kjo është hera e parë që ndodh një konflikt i tillë.”, tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Dështon ndërmjetësimi i prindërve, tre nxënës rrihen me grushte në oborrin e shkollës, drejtori shpjegon ngjarjen: Konflikti ka degjeneruar, 15-vjeçari me fraktura


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?