Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja

Sherr mes disa personave në Londër, vritet 27-vjeçari shqiptar

18 Tetor 2022, 11:45| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 12:12

  • Share

Një sherr i ndodhur në Leytonstone në lindje të Londrës, i ka marrë jetën një 27-vjeçari shqiptar.

Siç raportojnë mediat e huaja, 27-vjeçari shqiptar i identifikuar si Lumturi Zeqja humbi jetën pas një përleshje që ndodhi në një rrugë jashtë stacionit të metrosë në Londrën Lindore.

Ishin kalimtarë të rastit ata që telefonuan policinë për sherrin e ndodhur. Por para se të mbërrinin efektivët, shqiptari kishte mbetur i vdekur në vend, ndërsa një tjetër u gjend i plagosur dhe ndodhet në spital.

Deri tani nuk është asnjë i arrestuar për ngjarjen dhe nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?