Arma e sekuestruar

Sherr mes disa personave në Kamëz! Arrestohet 35-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim! Sekuestrohet një pistoletë

25 Qershor 2023, 10:12| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 10:15

  • Share

TIRANË- Një sherr mes disa personave ka ndodhur një ditë më parë në Kamëz. Pas sherrit, policia thotë se ka arrestuar një 35-vjeçar, ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 3 të tjerë si dhe ka shpallur në kërkim 2 të rinj. Konkretisht është vënë në pranga Eduart Pjetri dhe në kërkim janë shpallur Gentjan Losha e Ndriçim Rama!

Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit D. P., 24 vjeç., S. P., 23 vjeç, dhe E. L., 33 vjeçe, të tre banues në Kamëz.

Sipas policisë këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 19:30, në Kamëz, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta. Gjatë konfliktit Gentjan Losha ka tentuar të përdorë armë zjarri, të cilën ja ka marrë Eduart Pjetri dhe është larguar, duke penguar zbulimin e së vërtetës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?