Foto ilustruese

Sherr mes 4 djemve në një lokal të Tiranës, godasin me mjete prerëse dhe me tavolina pas konfliktit! 1 në pranga, 1 nën hetim

14 Mars 2023, 11:42| Përditesimi: 14 Mars 2023, 11:43

  • Share

Një konflikt mes disa djemve ka ndodhur gjatë orëve të fundit në një lokal të Tiranës. Ata kanë debatuar për motive të dobëta dhe kanë goditur njëri-tjetrin me mjete prerëse si dhe kanë dëmtuar tavolinat e lokalit.

Për këtë është vënë në pranga 28-vjecari i identifikuar si R.H., si dhe është vënë nën hetim 42-vjeçari i identifikuar si B.S.

Këta të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin goditën me mjete prerëse dy të rinjtë K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.

Ende nuk dihen detajet se si nisi sherri mes djemve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?