Pamje pranë vendit ku ka ndodhur sherri

Sherr mes 3 personash në një lokal në Vlorë

28 Shkurt 2021, 13:00| Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 13:38

  • Share

Një konflikt i çasti ka ndodhur sot në Vlorë pranë zonës së Aleksandrisë.

Dyshohet se tre persona janë përplasur fizikisht në një prej lokaleve të zonës, ku 2 prej tyre kanë goditur një të tretë i cili po merr mjekim në spital pas dhunës që ka marrë.

Report Tv mëson se gjatë konfliktit nuk janë përdorur sende të forta por vetëm grushte dhe shkelma.

Personi i plagosur po merr mjekim në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më pas ai bashkë me dy personat e tjerë të përfshirë në këtë sherr do merret në pyetje në komisariat për të kuptuar si ka nisur konflikti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?