Sherr me thika në Tiranë, 30-vjeçari plagos dy vëllezër pranë Urës së Paskuqanit

21 Shkurt 2023, 19:30| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 22:57

  • Share

TIRANË- Një plagosje me thika ka ndodhur pasditen e sotme në ambientet e një lokali pranë urës së Paskuqanit në Tiranë. Sipas policisë, në rrugën ‘Dine Hoxha’, Tedi Durishti, 30-vjeç dyshohet se pas një konflikti ka goditur me thikë dy vëllezërit J.P, 35-vjeç dhe XH.P, 31-vjeç. Dy vëllezërit që kanë mbetur të plagosur janë dërguar në spitalin e Traumës. Gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar. Ndërkohë efektivët e Komisariatit nr. 3 janë në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes.

'Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën "Dine Hoxha", në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?