Foto ilustruese

Sherr me thika në Rrëshen, dy të rinj plagosin njëri-tjetrin pas debateve për motive banale

21 Prill 2023, 11:21| Përditesimi: 21 Prill 2023, 14:50

  • Share

Dy persona janë plagosur në Rrëshen të Mirditës pas një debati për motive banale që kanë patur më njëri tjetrin. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e njërit prej të plagosurve.

Sipas burimeve dy të rinjtë kanë debatuar më pas kanë përdorur edhe thikat duke plagosur njëri-tjetrin.

Të rinjtë janë dërguar në spitalin e Rrëshenit ku po marrin mjekimin e nevojshëm mjekësor. Fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?