Sherr me thika në Patos! Ndërron jetë në spital 46-vjeçari, autori arratiset me 'Benz', por kapet pas 5 orësh (EMRI)

18 Korrik 2020, 13:00| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 18:55

  • Share

FIER- Pas grindjes së momentit të ndodhur në Patos të Fierit, 46-vjeçari që u dërgua me urgjencë në spital nuk ka mundur të mbijetojë. Përparim Seiti është viktima me banim në Kasnicë, i cili nuk mundi të mbijetonte edhe pas operacionit të kryer në urgjencën e Fierit.

Autori i ngjarjes është identifikuar nga policia si A. S., 31 vjeç, banues në Kasnicë dhe është kapur pas 5 orësh në fshatin Drizarë, Mallakastër. Pas plagosjes 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me makinën e tij tip "Benz". Mbeten ende të paditura arsyet e konfliktit mes tyre.

Sipas policisë, materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë".

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?