Foto ilustruese

Sherr me thika në Paskuqan, 65-vjeçari plagos një person! Vihet në pranga autori

25 Qershor 2022, 10:19| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 10:20

  • Share

TIRANË- Një sherr mes dy personave është regjistruar në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Mësohet se një 65-vjeçar ka goditur me thikë një person të identifikuar me inicialet M. M.

Sipas policisë, sherri ka ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Pasi e ka goditur me thikë, 65-vjeçari i ka dëmtuar M.M., edhe makinën me mjete të forta.

Për pasojë, 65-vjeçari, R. K., është arrestuar, për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?