Foto ilustruese

Sherr me thika në Durrës, plagoset 19-vjeçari! Autori i dyshuar kapet duke shkuar në shtëpi

27 Janar 2021, 10:26| Përditesimi: 27 Janar 2021, 10:28

  • Share

DURRËS- Një sherr i çastit ka përfunduar me një të plagosur në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7, Durrës, ku i plagosur ka mbetur një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet E. H.. Autori i dyshuar i ngjarjes, S. K., është kapur në banesën e tij, ku uniformat blu kanë bërë shoqërimin e Komisariatin e Policisë.

“Më datë 27.01.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij dhe po e shoqërojnë në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?