Foto ilustruese

Sherr me thika në Durrës, plagosen 2 vëllezër! Në kërkim autorët e ngjarjes, identifikohet njëri prej tyre

12 Mars, 21:21| Përditesimi: 12 Mars, 21:24

  • Share

DURRËS- Dy vëllezër janë plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar pas një sherri me disa persona të tjerë. 

Mësohet se të plagosur kanë mbetur M.B 38 vjeç dhe K.B 35 vjeç të cilët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Ndërsa është identifikuar njëri prej autorëve, 37 vjeçari me iniciale R.F i cili është shpallur në kërkim. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?