Foto ilustruese

Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, plagoset 16-vjeçari

29 Janar 2021, 15:18| Përditesimi: 29 Janar 2021, 15:20

  • Share

SHKODËR- Një sherr me thika ka përfunduar me një të plagosur në qytetin e Shkodrës. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet A. T..

Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 13:40, në lagjen Salo Halili, ku 16-vjeçari është qëlluar me thikë nga 18-vjeçari K. L.. Ky i fundit është kapur nga policia.

“Më datë 29.01.2021, rreth orës 13:40, në lagjen Salo Halili, Shkodër është plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. T. 16 vjeç banues në lagjen ‘’Ahmet Haxhija’’, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është organizuar puna nga Policia dhe është bërë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit K. L. 18 vjeç banues në lagjen Shirokë, dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti te çastit.  Veprimet po kryhen me grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?