Foto ilustruese

Sherr me thika mes të miturve në një lokal në Pogradec, plagoset një prej tyre! Arrestohet 15-vjeçari, bashkëmoshatari i tij dërgohet te 'Trauma' në gjendje të rëndë

7 Mars 2023, 10:17| Përditesimi: 7 Mars 2023, 10:24

  • Share

POGRADEC- Një sherr është raportuar mbrëmjen e djeshme mes dy të miturve në një bar kafe në Pogradec. Një 15-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij me thikë i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Si pasojë është vënë në pranga autori i mitur për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?