Sherr me thika mes dy të rinjve në Tepelenë, plagosen dhe dërgohen në spital

4 Korrik 2020, 13:23| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 15:34

  • Share

Dy të rinj, me inicialet L. I. dhe E. K. 22 vjeç banues në fshatin Hormovë në Tepelenë janë plagosur pas një përleshje me thika dhe sende të forta. Nga ngjarja që ndodhi mesditën e sotme rreth orës 12:30 u plagos rëndë 22-vjeçari me inicialet L. I. që u transportua në spitalin e Gjirokastrës.

Ndërkohë që disa orë më pas është arrestuar edhe moshatari i tij, që u konfliktua me inicialet E.K. i cili është shoqëruar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?