Sherr me thika, plagosen 2 të rinj në Skrapar, transportohen me helikopter në Tiranë në gjendje të rëndë! Autori arratiset

20 Shkurt 2021, 12:50| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 13:55

  • Share

3 të rinj kanë bërë sherr me thika në Çorodovë të Skraparit, si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë 2 prej tyre, konkretisht Eridian Myftari dhe Albi Çela.

Të rinjtë janë transportuar fillimisht në spitalin e Beratit dhe më pas me helikopter drejt Tiranës pasi gjendja e tyre shëndetësore është rënduar.

Ngjarja ka ndodhur te në pazarin e qytetit dhe dy të rinjtë e mbetur të plagosur janë të moshave 23 dhe 25. Ata janë qëlluar me thikë nga 33 vjeçari Xhoni Memollari, i cili është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se të rinjtë janë konfliktuar rreth orës 11:30, fillimisht me fjalë ofenduese dhe më pas me grushte e thika. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij sherri që agravoi në përdorimin e thikave.

1613822197_skrapa.jpg

Ora 13:18
Plagosja e 2 të rinjve në Skrapar, policia: I goditi me thikë një 33 vjeçar dhe u largua

2 të rinjë që janë plagosur rëndë në Skrapar janë qëlluar me thikë nga një 33 vjeçar, i cili është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç. Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë dhe helikopter në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes”, thotë policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?