Karabinierët në vendin e ngjarjes

Sherr me thika mes bandave në Milano, plagosen 3 adoleshentë shqiptarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

4 Qershor 2023, 18:45| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 18:51

  • Share

Tre shqiptarë në Milano të Italisë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes me thika me një grup rival. Mësohet se konflikti ka qenë mes bandës shqiptare dhe asaj afrikano-veriore.

Mediat italiane shkruajnë se njëri prej të plagosurve shqiptar, 18 vjeçar, u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Niguardas.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Dy adoleshentët e tjerë shqiptaë me plagë në shpatull dhe sqetull janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga ana tjetër, autorët ia kanë mbathur nga vendi i ngjarjes dhe karabinierët janë vënë në ndjekje të tyre.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?