Spitali i Traumës

Sherr me thika e kaçavida mes të rinjve në Korçë, plagosen 2 persona, në pranga 2 autorët! Njëri prej të lënduarve transportohet drejt ‘Traumës’

8 Nëntor 2023, 12:31| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 12:56

  • Share

KORÇË- Një sherr me thika dhe kaçavida ka ndodhur ditën e djeshme mes disa të rinjve në Çërravë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 22 vjeçari J.Ç dhe M.L 23 vjeç i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa policia ka arrestuar 2 të rinjtë H.L, 17 vjeç dhe E.L 23 vjeç për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.

Mesohet se plagosja midis të rinjve ka ndodhur per motive te dobta ende të panjohura, Gjithashtu 23 vjeçari i goditur me kaçavidë, ka qënë në rrezik për jetën.  Dy palët e përfshira në konflikt duket se kanë qënë të përgatitur për perplasjen që është zhvilluar mes të rinjve me mbiemër Lame dhe Lipo.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?