Sherr mes taksistëve në Tiranë, dy vëllezërit tentojnë të vrasin me thikë konkurrentin e tyre, arrestohen

15 Mars 2022, 13:51| Përditesimi: 15 Mars 2022, 15:23

  • Share

Një sherr për klientët mes taksistëve për pak do të kishte përfunduar në tragjedi. Dy vëllezërit Anxhelo Dashi, 23 vjeç dhe Endrit Dashi, 26 vjeç, banues në Selitë gjatë një konflikti me konkurrentin e tyre Vladimir Mersini, 45-vjeç, e kanë plagosur atë me thikë, edhe pse qëllimi ishte për ta vrarë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën "Prokop Mima", ndërsa dy vëllezërit u arrestuan dhe u sekuestrua thika.

Dy vëllezërit do të përballen me veprat penale "Vrasja me dashje", e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?