Foto ilustruese

Goditet me sende të forta 21-vjeçari në Shkozë, autorët e dhunuan dhe u arratisën! I riu dërgohet në spital

18 Tetor 2023, 21:50| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 22:34

  • Share

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mëkure në Shkozë, ku 21-vjeçari Hysen Xhakolli është goditur nga disa persona ende të paidentifikuar me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në Shkozë, ndërsa i riu u dërgua në spital për shkak të lëndimeve të marra. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se i riu është jashtë rrezikut për jetën ndërsa po pyetet nga policia për motivin. Pasi kanë goditur të riun autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

'Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.'- thuhet në njoftimin e policisë. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?