Sherr me sende të forta në Elbasan, përfundojnë në kirurgji 2 persona

1 Mars 2022, 15:00| Përditesimi: 1 Mars 2022, 15:07

  • Share

ELBASAN- Një sherr me sende të forta është zhvilluar gjatë paradites së sotme në lagjen 5 maj në Elbasan.

Të plagosur nga ky sherr kanë mbetur dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin kirurgjik për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sherri dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti, i cili agravoi. Ende nuk është bërë me dije sa persona janë përfshirë në konflikt.

Policia është në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?