Kronikë

Sherr me sende të forta në Borsh, plagoset 30-vjeçari, arrestohet një prej autorëve, në kërkim vëllai i tij

6 Gusht 2021, 09:50| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 09:52

  • Share

Një sherr mes disa personave ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre në Borsh. Sherri nisi për konflikte të çastit, ku dy vëllezër kanë goditur me sende të forta një 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kthesa e Dashos”, në Borsh, ndërsa 30 vjeçari A. S., ndodhet në spital pas plagëve të marra nga mjetet e forta me të cilat është gjuajtur.

Për ngjarjen e arrestua Ndoc Përbibaj, 51 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi Marin Përbibaj, 36 vjeç, të dy banues në Borsh.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?