EMRAT/ Sherr me sende të forta mes dy personave në Tiranë, 60 vjeçari qëllon me armë! Edhe 3 të tjerë të shoqëruar

20 Mars 2022, 21:58| Përditesimi: 20 Mars 2022, 22:10

  • Share

Një sherr mes dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku dy persona kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.

Sipas burimeve, në Kombinat, në rrugën "Llambi Bonata", te lagjia e romëve, janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, shtetasit Arjan Shtëmbari dhe Edison Gashi. 60-vjeçari Shtëmbari ka qëlluar me armë zjarri ndaj 43 vjeçarit.

Policia ka arritur të ndërhyjë në kohë, duke parandaluar pëshkallëzimin e situatës. Aktualisht janë shoqëruar dhe tre persona që dyshohet se kanë qenë prezent.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë dhe dy gëzhoja. Dy personat ndodhen në spital por jashtë rrezikut për jetën, si dhe po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

G.B./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kombinat-Kinostudio: 20/03/2022 22:53

    Ukrainasit po i vret i cmenduri Putin kurse ne kemi 30 vjet qe po vrasim njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?