Përplasje me kaçavidë dhe me thikë, 2 të plagosur nga 2 sherre në Lezhë! Dërgohen me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë

25 Dhjetor 2023, 21:09| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 10:08

  • Share

LEZHË- Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e 2 konfikteve të ndryshme të ndodhura mes disa personave. 

Një 18 vjeçar i identifikuar si Rafaelo Lleshi, ka mbetur i plagosur pas goditjeve me kaçavidë nga 21 vjeçari Xhovani Perlesi në sherrin e ndodhur në rrugën "Luigj Gurakuqi" në afërsi të xhamisë së qytetit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka shoqëruar në komisariat disa persona. 

Ndërsa një tjetër 35 vjeçar ka mbetur i plagosur në Fushë-Mamurras të Kurbinit, ku është goditur disa herë me thikë nga persona të paidentifikuar që janë larguar nga vendngjarja. 

Mësohet se të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. 

 

Ora 21:50
Tjetër plagosje në Lezhë, 35 vjeçari qëllohet disa herë me thikë! Transportohet drejt spitalit të Traumës! Autorët ia mbathin nga vendngjarja

1696267718_ambulancenaten.jpg

Një tjetër plagosje ka ndodhur mbrëmjen në Fushë Mamurras të Kurbinit, ku një 35 vjeçar është qëlluar disa herë me thikë pranë banesës së tij. 

Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Policia e Lezhës ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. 

Deri më tani, nuk bëhen me dije identitetet e personave që kanë kryer plagosjen e 35 vjeçarit. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?