Përleshje e të rinjve në Itali

Bota

Sherr me mjete të forta mes të miturve shqiptarë dhe italianë në Itali, 7 të plagosur

8 Korrik 2022, 15:48| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 15:51

  • Share

Një grup të miturish shqiptarë dhe një egjiptian janë përleshur me mjete të rënda në Gjenevë të Italisë, ku si rezultat shtatë prej tyre janë plagosur.

Mediat italiane raportojnë se 10 prej personave që kanë marrë pjesë në sherr, janë identifikuar. Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj.

Autoritetet italiane ndërhynë shpejt në ngjarje, ku dolën në përfundimin se një grup shqiptarësh dhe një egjiptian janë përleshur me rripa gome, fikëse zjarri dhe hekura.

Policia u lajmërua nga disa banorë që dëgjuan britma dhe zhurma.

Personat që ndodheshin brenda një godinë ngjitur me vendin e ngjarjes u evakuuan, pasi godina u pushtua nga pluhuri i fikëseve të zjarrit të përdorura nga djemtë gjatë përleshjes. Gjatë përleshjes, të rinjtë kanë thyer xhamat dhe kanë goditur me shkelma mobiljet dhe dyert.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?