Foto ilustruese

Sherr me kushërinjve në Kamëz, 4 të plagosur mes tyre edhe një 15-vjeçar

25 Dhjetor 2022, 21:39| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 22:25

  • Share

KAMËZ- Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bathore, në lagjen nr. 6. Sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta, Fatjon Luca, ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij Hafuz Troci.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat. Paraprakisht dyshohet se shkak i sherrit është bërë një borxh prej 1000 eurosh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?