Foto ilustruese

Sherr me karrige e tavolina, shqiptarët përplasen me rumunët në një klub nate në Greqi

19 Shkurt 2023, 20:10| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 20:12

  • Share

GREQI- Një grup shqiptarësh dhe rumunësh janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në një klub nate. Ngjarja ka ndodhur në Greqi pas orës 12:00 të natës, në një lokal në Nea Artaki, Evia.

Sipas asaj që raporton faqja Eviathema, gjithçka ka ndodhur pak pas mesnatës së të enjtes.

Dy grupet fillimisht kanë pasur një përplasje të fortë verbale deri në momentin që ka nisur sherri fizik. Gjatë konfliktit u përdorën dhe sende të forta si karriget e tavolinat e klubit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer arrestime, por asnjë nga palët nuk ka ngritur padi për tjetrën.  

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të forta policore, të cilat i kanë sjellë personat në komisariatin përkatës, ndërsa pak kohë më pas janë lënë të lirë pasi nuk ka pasur asnjë akuzë nga asnjëra palë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?